Aktualitet/LajmeKryesoreNdodhi

Gazetari Artan Hoxha zbulon detaje tronditëse nga dhuna ndaj avokatit: E goditën edhe pasi humbi ndjenjat

Avokati Sokol Mëngjesi prej ditës së djeshme kur u dhunua, vijon të jetë i intubuar pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Autorë të sulmit janë Romario Tabaku, Elton Kasaj, Drivald Alija dhe Dorian Alia.

Gazetari investigativ Artan Hoxha, duke folur për ngjarjen e rëndë, tha në emisionin “Të paekspozuarit”, se gjendja e rënduar e avokatit, sipas informacioneve, nuk lejon transportimin për shërim në njërin nga vendet e BE-së.

“Ngjarja është mjaft e rëndë edhe për kujtdo që mund ti kishte ndodhur, jo më një avokati të njohur si Mëngjesi.

I ‘vetmi’ favor që kanë bërë ekzekutuesit, është se kanë prit ta coj djalin në kopësht, pastaj e kanë goditur. Goditja ka qenë aq e fortë sa që dyshohet se e kanë bërë me doreza metalike, sespe pjesa ballore ka goditje të madhe dhe shtypje të madhe. Edhe kur kanë humbur ndjenjat, ata kanë vazhduar ta godasin me shkelma në kokë.

Nga informacionet që kam, është e pamundur transportimi në njërin nga spitalet e BE-së, sepse ka rrezik transportimi për shkak të gjendjen së rënduar që po kalon”.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button