Aktualitet/LajmeRajoni

BE u jep kohë deri të premten Kosovës dhe Serbisë

Kanë përfunduar në një frymë pozitive takimet në Bruksel në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.

Lehtësuesi i bisedës, Miroslav Lajçak, njoftoi se dy kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë folën për zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit dhe çështje të tjera, përfshirë ndikimi i vendimit për dinarin serb.

“Ne ramë dakord që të vazhdojmë me këtë çështje të hënën e ardhshme, ndërsa Marrëveshja do të duhet të adresohet nga liderët”, njoftoi ndërmjetësuesi europian për dialogun.

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, bëri me dije se palët kanë pranuar që deri më 22 mars, t’i dorëzojnë propozimet e tyre për zgjidhjen e çështjes së përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

Duke folur pas takimit, kryenegociatori serb Petar Petkoviç tha se gjëja e parë për të cilën këmbënguli pala serbe ishte themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button