Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Rreth 9 orë në pyetje, Ilir Beqaj del nga SPAK: Hetimet janë ende shumë të ngushta, sendet e sekuestruara do më kthehen

Për rreth 9 orë ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është marrë në pyetje nga prokurorët e SPAK. Para gazetarëve, Beqaj tha se hetimet për koncesionin e sterilizimit janë ende të ngushta dhe se ato duhet të ndahen në dy faza, ajo nga marsi i 2011 deri në shtator 2013 kur u ngrit qendra e sterilizimit pranë QSUT-së dhe që s’u vu asnjëherë në punë dhe përfitimet e koncesionit.

Po ashtu Ilir Beqaj tha se i ishte konfirmuar se sendet e sekuestruara në 28 dhjetor do t’i kthehen, ndërsa sot tha ai i ishin dhënë dy dokumente qe kane te bejne me nje udhetim jashte shtetit.

Ilir Beqaj po hetohet për shpërdorim detyre dhe ndaj tij GJKKO ka caktuar masën e ndalimit jashtë vendit dhe detyrimit të paraqitjes.

“Besoj se hetimet janë ende shumë të ngushta është e domosdoshme që ato të shtrihen në dy pjesë. Së pari nga marsi 2011 deri në shtator 2013 për të hetuar pse dy vjet e gjysmë u mbaj ai central dhe nuk u vu në punë, por edhe tashmë janë bërë 8 vjet nga zbatimi i kontratës për të hetuar kush janë përfitimet e drejtpërdrejta të qytetarëve dhe buxhetit nga zbatimi i kësaj kontrate.

Sot po ashtu m’u konfirmua se do të kem së shpejti ato sende që mu sekuestruan më 28 dhjetor por që lidhen me vazhdimin e hetimit për sterilizimin. Dy dokumentet e një udhëtimi jashtë shtetit që sot i mora dhe faktin që pasi të përfundojnë këto inspektimet e pajisjeve elektronike do të më kthehen.

Sot u sqarua edhe fakti që gazi dhe aneksi 8 që kanë qenë në gojën tuaj nga 28 dhjetori deri më sot kanë lidhje me sterilizimin dhe jo me çështjen tjetër”, tha Beqaj.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button