Aktualitet/LajmePolitike

Turi me diasporën, kryeministri Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e nesërme (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër, në kuadër të turit të diasporës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kreu i vendit tonë shkruan se takimi do të zhvillohet në orën 12:00 me orën lokale.

Rama thekson se takimi me emigrantët në Londër është rruga drejt Shqipërisë 2030.

“Radha e takimit me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030. Londër, e diel 24 nëntor, ora 12:00″, shkruan Rama.

Për herë të parë në zgjedhjet 2025 i është i hapur rruga edhe votës së emigrantëve.

Më herët, kryeministri Rama ka zhvilluar takime me shqiptarët në Selanik e Athinë, në Itali si edhe në SHBA.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button