Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Të martën protesta kombëtare e Berishës, ja kur do të mblidhen demokratët! Zbulohet ora

Sali Berisha do t’i përgjigjet me protestë vendimit të Gjykatës Kushtetuese.Protesta do të mbahet më datë 26 nëntor, të martën, ashtu siç ishte njoftuar dhe në orën 17:00, siç u bë e ditur ditën e sotme,

“Me datën 26 është protesta tjetër kombëtare, më e fuqishmja që ka njohur Shqipëria”, u shpreh Berisha, një ditë më parë.

Sali Berisha nuk pajtohet me vendimin e trupës se gjyqtarëve kushtetues, që i dhanë më shumë të drejtë SPAK kur vendosi të anashkalojë Kuvendin për masat e para shtrënguese të marra ndaj tij, atë të detyrimit te paraqitjes dhe ndalimit të daljes jashtë vendit edhe pse këtë të fundit, Kushtetuesja e vlerësoi si jo proporcionale.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button