Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Kreshnik Spahiu: Berisha, Meta dhe Rama po përfitojnë nga mungesa e ambasadorit të SHBA

Ai tha se si lideri i qeverisë edhe dy liderët e opozitës, Berisha dhe Meta, po përfitojnë nga mungesa e ambasadorit amerikan në Shqipëri, e po shpresojnë që ardhja e tij të vonojë sa më shumë.

Kjo sipas Spahiut vjen pasi mungesa e ambasadorit amerikan e ka zbehur presionin politik ndaj tyre.

“Rama, Berisha dhe Meta shpresojnë që ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës të vonohet në senat. Shqipëria të jetë pa ambasador amerikan gjatë 2024. Mungesa e ambasadorit amerikan e ka zbehur presionin politik ndaj tyre.

Dihet qartë që fundi i mandatit politik ishte një përplasje shumë e fortë mes Edi Ramës dhe Yuri Kim për zgjedhjen e kreut të SPAK-ut.

Rama nuk donte Altin Dumanin, fundi ishte deklarata e Ministres së Jashtme e cila deklaroi se Yuri Kim i ka mbaruar mandati dhe do zëvendësohet dhe të gjithë këta dëshirojnë që Uashingtoni të jetë me gjysmë këmbe në Shqipëri dhe të jenë jashtë presionit amerikan sepse çmontimi nga dhe nxjerrja nga politika e Berishës dhe Metës shpejton rënien e regjimit të Edi Ramës.

Strategjia e Uashingtonit dhe e ndërkombëtarëve është që të çmontojnë estabilshmentin politik”,-tha Spahiu në një intervistë për Euronews Albania.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button