Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

“Drejtësia fitoi mbi të pathyeshmit”, avokati Visha: As Berisha, as Meta, as Rama nuk dalin dot mbi SPAK

Avokati Saimir Visha e ka komentuar si triumf të drejtësisë, kundër njerëzve të gjithëpushtetshëm që kanë shpërfillur drejtësinë për dekada, vajtjen e Sali Berishës në SPAK.

Sipas tij, shqiptarët kanë fituar një drejtësi kundër personave që kanë mbretëruar kundër njerëzve të pathyeshëm.

“Nuk ka rëndësi se kush e ka pyetur Berishën. Fituam atë që asnjë nuk është i pathyeshëm. Kur flet akuza duhet të bindemi. Deri dje bëhej karshillëk.

Kemi triumfuar me një shtet ligjor. Kjo do të thotë se as Rama, as Berisha dhe as Meta nuk mund të dalin mbi SPAK-un”, tha Visha në emisionin ‘3D’ .

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button