Aktualitet/LajmeBotaKryesore

Alarm për SHBA dhe Britaninë, dronë të paidentifikuar fluturojnë mbi 3 bazat amerikane në Angli

Drone të paidentifikuar janë parë mbi tre baza të Forcave Ajrore të SHBA (USAF) në Angli gjatë gjashtë ditëve të fundit. Fluturimi i dronëve mbi bazat amerikane është regjistruar në periudhën 20-26 nëntor.

Lajmin e konfirmoi sot një zëdhënës i Forcave Ajrore të SHBA, i cili iu përgjigj me një mesazh dërguar në e-mail pyetjeve të Reuters.

“Aeroplanë të vegjël pa pilot u vunë re pranë dhe mbi bazat ajrore Lakenheath, Mildenhall dhe Feltwell nga 20 deri më 26 nëntor”, tha zëdhënësi.

Dy nga bazat janë në Suffolk dhe e treta në Norfolk, dhe SHBA-ve i janë dhënë për menaxhim nga Britania.

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes së Britanisë tha se autoritetet po i marrin “kërcënimet seriozisht dhe kanë marrë masa të forta” në objektet ushtarake.

“Ne po mbështesim përgjigjen e Forcave Ajrore të SHBA”, shtoi ai.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button