Aktualitet/LajmeKryesoreRajoni

Borrell: Pres që BE-ja t’i heqë sanksionet ndaj Kosovës, nuk dua të dorëzohem

Ditën e nesërme kryeministri i Kosovës dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç do të takohen në Bruksel.Mediat kosovare bëjnë me dije se fillimisht Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Çështjet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borell dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të zhvillojnë takime të ndara me liderët rreth orës  15:00, që do të pasohet me takim trepalësh.

Ndërkohë ditën e djeshme (24 qershor 2024) gjatë një konference për mediat, Borrell është shprehur këmbëngulës për funksionimin e dialogut mes dy vendeve por theksoi se problem mbetet mos zbatimi i marrëveshjeve të arritura deri më tani.

“Unë vazhdoj të përpiqem që në dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës të arrihet një zgjidhje operative, sepse ne tashmë kemi një marrëveshje. E kemi marrëveshjen e Ohrit.

Problemi është se marrëveshjet duhet të zbatohen dhe palët nuk kanë mundur t’i zbatojnë ato për një arsye apo një tjetër dhe mendoj se ishte e nevojshme të rifillonin takimet e nivelit të lartë për të ditur se ku jemi, veçanërisht në një kohë kur vendet anëtare po diskutojnë propozimin tim për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës”, ka deklaruar Borell.Gjithashtu ai përsëriti kërkesën e tij që sanksionet ndaj Kosovës nga BE, të hiqen.

“Nëse këto sanksione hiqen, unë shpresoj se po. Të paktën ky është propozimi im. Qoftë edhe në formë graduale, por shpejt. Kjo mund të krijojë një skenar në të cilin nuk them se dialogu do të rifillojë, por të paktën nuk do të mbyllet papritur. Dy liderët nuk janë takuar prej kohësh në kuadër të dialogut dhe nuk dua të dorëzohem, para se të përfundoj manadati im”.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button