Aktualitet/LajmePolitike

Berisha paralajmëron bojkotimin e zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës?

Sali Berisha u pyet nga gazetarët nëse e kanë gati kandidatin për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë.

Berisha tha se edhe bojkoti është një opsion, por vendimet do të merren me strukturat e PD.

Ai ndërkohë sulmoi Ogerta Manastirliun, e cila do të jetë kandidatja e PS.

“Vendimet do bëhen të ditura. Me Ramën nuk ka kurrë zgjedhje të lira. Ka dy taktika, edhe ajo është një taktikë. Në përpjekjen e betejës, bojkoti është një armë, është një formë, por ndofta forma më e lehtë.

Rama për të mbuluar këtë piramidë krimi që ngrihet sot para shqiptarëve në Kuvendin e drogës, nxori përsëri nga qelia Veliajn. Do të tërheqë mediat me probleme bashkisë së Tiranës dhe përmallim madh të Ogertës.

U shkri në dënesë Ogerta kur mor vesh lajmin se do të kandidohet. Janë shashka për mediat dhe për opozitën”, tha Berisha.

Artikuj të lidhur

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button