Në seancën e parë të themelit, avokati Kujtim Cakrani përsërit para gjykatës kërkesën për të nxjerrë ka kafazi i xhamtë Ilir Metën.
Gjatë fjalës së tij, Cakrani e cilësoi këtë formë trajtimi si poshtëruese, duke theksuar se pengon edhe komunikimin normal mes mbrojtjes dhe të pandehurit.
Cakrani solli në vëmendje edhe procese të mëparshme gjyqësore në Shqipëri, duke përmendur se në të njëjtat salla janë gjykuar figura si Nexhmije Hoxha dhe Ramiz Alia, të cilët, siç tha ai, janë trajtuar me më shumë dinjitet.
“Vetëm ISIS i poshtëronte kështu njerëzit. Është për turpin e të gjithëve, për turpin e drejtësisë së re ky lloj trajtimi. Unë e di që ju do ta rrëzoni, por dua ta argumentoni se si. Unë nuk bisedoj dot me presidentin për sa kohë ndahem me xham.
Ne nuk jemi të barabartë kështu. Siç e kam unë të bazuar kërkesën, e dua edhe vendimin tuaj të bazuar. Në salla si kjo janë gjykuar Nexhmie Hoxha dhe Ramiz Alia si kriminelë. Edhe prapë nuk kanë qenë kështu. Janë trajtuar me më shumë dinjitet”, tha Cakrani.



