Aktualitet/LajmeSociale

Taakim me pensionistët në Durrës, Rama: Ja pse nuk janë rritur pensionet 10 vitet e fundit

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me pensionistët në Durrës, ku diskutoi për skemën e rritjes së pensioneve.

Rama sqaroi se rritja e pensioneve është një proces më kompleks se sa rritja e pagave.

“Ka disa lloj sharlatanësh që premtojnë lloj e lloj çudishë. Ndërkohë ngrenë lloj lloj akuzash e prandaj është e rëndësishme që të flasim drejtpërdrejt në bazë të fakteve. Në radhë të parë është koha për ta bërë këtë diskutim kur ne jemi në kushtet që ekonomia jo vetëm po rritet, por po rritet në mënyrë të qëndrushme.

Nga kjo rritje të gjitha kategoritë po përfitojnë. E vetmja kategori që nuk ka përfituar nga rritja është kategoria e pensionistëve, për të cilët ne i kemi bërë shumë gjëra, por akoma nuk e kemi bërë atë gjë që ju e prisni dhe që ne e kemi objektiv qysh ditën e parë që jemi ulur në qeveri. Po pse na është dashur 10 viteve që të bëjmë këtë bisedë?

Sepse rritja e pensioneve nuk është si rritja e pagave. Pagat rriten në bazë të taksave, pensionet në bazë të kontributeve. Sot secili prej jush merr nga fondi i atyre që sot jan në punë dhe derdhin një sasi të caktuar në sigurime shoqërore. Ky fond është i pamjaftueshëm.

Ndryshe nga pagat, pensionet janë investimi sot për 15, 20, 30, 40 vjet i kujtdo që është në punë. Në fillimet e këtij procesi të demokratizimit kemi pasur një katastrofë të infrastrukturës së prodhimit dhe kemi pasur një dalje masive në një moshë shumë të re. Kjo ka rriutur edhe numrin e pensiostëve, duke bërë që kontribuesit të vendosen në raport jo të drejtë me pensionistët”, tha Rama.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button