Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

SPAK rrëzoi akuzat për Olsi Ramën, Berisha sulmon Dumanin: U bë anëtar i bandës së ‘Xibrakës’

Sali Berisha sulmoi kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, pasi SPAK rrëzoi pretendimet e Gazmend Bardhit për përfshirjen e vëllait të kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, në dosjen Xibraka.

“Më deklaratën e tij dje, SPAK tregoi se është pjesë e dosjes Xibraka, kaq mund të them. Tregoi që tani nuk kemi vetëm Olsin, por kemi edhe Dumanin anëtar të bandës së Xibrakës. Kjo është e vërteta”, tha Berisha nga Pogradeci ku zhvilloi takime me strukturat.

Berisha sulmoi dhe gjyqtaren Irena Gjoka, pasi vajza e tij Argita Malltezi u paraqit në SPAK për një hetim që ka nisur pas deklaratave të saj ndaj Gjokës, se ka marrë 500 mijë euro nga një ish-eksponent socialist.

“Përsa i përket thirrjes së vajzës sime dje, për Irenën me 5 mbiemra, ishte gjëja më normale.

Përpiqen të përdorin postet, detyrat për të mbrojtur një delikuente, ajo është një gjykatëse delikuente e dënuar, por kjo pse është e dënuar është njëra anë, krimi i saj më i madh është se ka fshehur dënimin dhe ajo duhet të kishte deklaruar në dokumente zyrtare të vettingut se është e dënuar, përkundrazi ata fshehin një krim të gjykatëses e cila e ka vendin në burg e jo në sallën e gjyqit”, u shpreh Berisha.

Artikuj të lidhur

Back to top button