Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Rama takim me shqiptarë në Luksemburg: Çfarë na pengon për votën e emigrantëve

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me anëtarë të komunitetit shqiptar në Luksenburg.

Lidhur me votën e emigrantëve, Rama tha se momentalisht është e pamundur pasi Shqipëria nuk ka një regjistër të dhënash të shqiptarëve në vende të ndryshme të botës.

“Vlerësoj shumë që keni marrë mundimin që jeni këtu dhe nuk dua t’ju mbaj fjalim sepse besoj se është më e arsyeshme që ta konsumojmë këtë kohë në formë bashkëbisedimi. Nuk mund të pretendoj se e njoh mirë kontekstin ku ju jetoni dhe problematikat që ju keni,

Vota e emigrantëve nuk është çështje dëshirash, por e bazës së të dhënave. Ne nuk kemi sot një regjistër të shqiptarëve nëpër botë. Kemi bërë disa tentativa, por… Kjo çështja e databazës na pengon shumë për të bërë të mundur votën e emigrantëve”, tha Rama.

Ndërkohë në një postim në Facebook, Rama ka shkruar se komuniteti shqiptar në Luksemburg është i integruar më së miri në administratë, banka e kompani të mëdha.

“Luksemburg – Kënaqësi e posaçme bashkëbisedimi me anëtarë të komunitetit shqiptar në Luksemburg, bashkëkombas të integruar më së miri në vite në administratë, banka, kompani të mëdha të Dukatit të Madh, me plot pasion për Shqipërinë e dëshirë për të kontribuar për vendin”, ka shkruar Rama në Facebook.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button