Aktualitet/LajmeSociale

Rama takim me “bluzat e bardha” në QSUT: Të vlerësohet puna e mjekëve, rasti i Onkologjikut na i uli kokën të gjithëve

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me mjekët dhe stafin shëndetësor të Onkologjikut, ku theksoi rëndësinë e vlerësimit të punës së “bluzave të bardha” dhe kontributin e tyre në qindra mijëra ndërhyrje të suksesshme.

Rama nënvizoi se një ngjarje e rëndë mjafton për të dëmtuar reputacionin e gjithë sistemit, ndërsa puna e përditshme dhe shërbimi ndaj pacientëve shpesh harrohen. Ai kërkoi adresimin e problemeve dhe rritjen e standardeve, duke theksuar se opinioni publik ushqehet me dinjitet nga përvoja e qytetarëve që kanë marrë shërbim shëndetësor.

Gjatë takimit u njoftua gjithashtu hapja e një godine të re parkimi, që synon përmirësimin e sistemit të parkimit në zonën spitalore.

“Duhet të vlerësohet puna e mjekëve. Natyrisht që rreth 600 mijë operacione të suksesshme. Mjafton një tragjedi për t’u kthyer kundër të gjithë mjekëve. Sigurisht që kostoja e reputacionit është shumë e lartë.

Në fund të ditës për të gjithë ata që e dinë se çdo të thotë të shërbesh në sistemin shëndetësor dhe çfarë do të thotë që të shërbesa. Ju e dini shumë mirë që onkologjiku u bë shkak që të ulnim kokën të gjithë. Unë do i thoja drejtores dhe ministres që opinioni ushqehet me dinjitet nga ata që kanë marrë shërbim në spital.

Të gjithë ata që e kanë marrë shërbim, e kujtojnë për mirë. Puna jonë dhe e juaja është që të adresojmë problemet dhe të ngremë nivelin. E mira nuk ka fund, ndërkohë që e keqja harrohet shpejt. Hapim dhe ndërtesën tjetër të parkingut që rregullon gjithë sistemin e parkimit të makinave”, tha kryeministri Rama.

Artikuj të lidhur

Back to top button