Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Rama dhe Osmani takohen në Uashington: Kosova e ka vendin në NATO

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ndodhet në Washington në kuadër të samitit të NATO-s ka takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Në takim dy liderët diskutuan lidhur me rëndësinë e ecjes përpara në rrugën euroatlantike të Kosovës, e në veçanti për hapat e domosdoshëm drejt anëtarësimit në NATO, aleancë kjo jetike për sigurinë dhe paqen në rajonin tonë e më gjerë.

Osmani ka publikuar foto në faqen e saj zyrtare në “Facebook” nga takimi me Ramën në SHBA.

“Me Kryeministrin Edi Rama, në margjina të Samitit të NATO-s në Washington D.C. për t’i koordinuar qëndrimet dhe përpjekjet tona të përbashkëta në mënyrë që edhe Kosova, sa më parë, t’i bashkohet Shqipërisë dhe shteteve tjera aleate si anëtare me të drejta të plota në NATO, aty ku edhe e ka vendin“, shkruan Osmani.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button