
Presidenti Donald Trump urdhëroi të shtunën sulme ajrore kundër drejtuesve të lartë të Shtetit Islamik në Somali. Një nga objektivat e sulmit, tha udhëheqësi amerikanë, ishte një zyrtar i lartë që harton sulmet e organizatës terroriste si dhe drejtues të tjerë.
“Këta vrasës, të cilët i zbuluam tek fshihen nëpër shpella, kërcënuan Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tano”, shkroi Presidenti Trump në rrjetin ‘Truth Social’. “Sulmet i shkatërruan shpellat ku jetonin ata dhe vranë shumë nga terroristët, pa dëmtuar popullsinë civile”.

Shefi i ri i Pentagonit tha se sulmet dëmtojnë aftësitë e organizatës së vetëquajtur Shteti Islamik “për të organizuar dhe ndërmarrë sulme terroriste” që kërcënojnë Shtetet e Bashkuara, partnerët e saj dhe popullsinë civile.