Aktualitet/LajmeBotaKryesore

Mark Rutte kërkon të flasë me Trump për kërcënimin nga Rusia dhe Koreja e Veriut

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte tha sot se dëshiron të bisedojë me presidentin e sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, për “kërcënimin” që paraqet forcimi i marrëdhënieve mes Rusisë dhe Koresë së Veriut.

“Unë jam i etur të ulem me Presidentin Trump dhe të shoh se si mund të sigurojmë kolektivisht që ta trajtojmë këtë kërcënim,” tha ai pas mbërritjes në samitin e Komunitetit Politik Evropian të rreth 40 liderëve në Budapest.

Kreu i ri i NATO-s shprehu shqetësim të veçantë për afrimin midis Rusisë dhe Koresë së Veriut, Iranit dhe Kinës.

“Rusia duhet të paguajë për këtë. Një nga gjërat që po bën është t’i japë teknologji Koresë së Veriut, e cila tani po kërcënon të ardhmen, kontinentin amerikan, kontinentin evropian, por edhe partnerët tanë në rajonin Indo-Paqësor”, u tha ai gazetarëve, duke nënvizuar se është ” zhvillime të rrezikshme”.

Roli i Koresë së Veriut “tregon se si këto vende po punojnë së bashku, Kina, Koreja e Veriut, Rusia dhe sigurisht Irani. Dhe ky është një kërcënim gjithnjë e më shumë, jo vetëm për vendet evropiane të NATO-s, por edhe për Shtetet e Bashkuara”, nënvizoi ai.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s tha gjithashtu se ishte i bindur për aftësinë e Gjermanisë për të luajtur plotësisht “rolin e saj në skenën botërore” pavarësisht nga kolapsi i koalicionit qeverisës.

“Jam i sigurt se Gjermania do të jetë në gjendje të kryejë normalisht politikën e saj të jashtme, të përmbushë detyrimet e saj në drejtim të mbrojtjes”, tha Mark Rutte. “Olaf Scholz është një lider i fortë, të cilin e njoh shumë mirë dhe besoj se do të jetë në gjendje të manovrojë në muajt e ardhshëm për të siguruar që Gjermania të luajë rolin e saj në skenën botërore”, shtoi ai.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button