Aktualitet/LajmeEditorial

Kreu i EFJ nga Brukseli sot në Prishtinë / Gutiérrez: Shqipëria dhe Kosova nuk mund të hjynë në BE, me këtë gjendje të mediave dhe gazetarëve!

Kreu i EFJ nga Brukseli sot në Prishtinë / Gutiérrez: Shqipëria dhe Kosova nuk mund të hjynë në BE, me këtë gjendje të mediave dhe gazetarëve!

Ricardo Gutierrez, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve

Gjenevë, 22 maj -« Edi Rama është në rrugë të gabuar për organizimin e një lufte të re kundër medias kombëtare dhe organizatave ndërkombëtare për lirinë e shtypit… Është koha që autoritetet shqiptare të zbatojnë Rekomandimin 2016/4 të Këshillit të Evropës » ka thene ndër tjera në intervistën ekskluzive per gazeten zvicerane në shqip Le Canton27.ch z. Ricardo Gutierrez, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve me seli ne Bruksel.

Kurse per situatën e mediave ne Kosovë, sidomos kercnimet dhe vrasjet e gazetarëve njeriu numeri nje i Federatës Evropiane të Gazetarëve (EFJ) ka thëne se “Ne Kosovë kemi 19 gazetare te vrare dhe te zhdukur qe nga koha e Milloshevicit deri me sot, qe fatkeqesisht askush nga autoret e ketyre krimeve nuk eshte arrestuar e as nuk eshte dënuar…Pra, të qëndrosh pasiv do të thotë të jesh bashkëpunëtor i vrasesve…” (Staying passive means being an accomplice of murderers..)  thote Sekretari i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez.

Sipas «Reporters sans Frontières» situata e mediave në Shqipëri keq e më keq, ajo radhitet e 99, Serbia e 98, kurse Kosova e 75

Le Canton27.ch: I nderuar koleg, siç e dini, në Kosovën e pasluftës janë zhdukur apo vrarë 19 gazetarë. Dhe në katër vite që Kurti ka qenë në krye të qeverisë, asnjë gazetar nuk është vrarë, plagosur apo burgosur. Si e vlerësoni këtë, a është vlerësim i lartë?

Ricardo Gutiérrez: Për situatën e lirisë së shtypit në Kosovë, ndjenjat e mia janë të përziera: nëse është e vërtetë që nuk ka më vrasje të gazetarëve në Kosovë, situata është përkeqësuar rëndë gjatë muajve të fundit, me masat represive të ndërmarra nga qeveria e zotit Kurti. Në veçanti po mendoj për tentativën për censurë të kanalit Klan Kosova. Qeveria e Kosovës duhet të kuptojë se nuk ka demokraci pa pluralizëm mediatik. Qeveria duhet të ndalë ndërhyrjet e saj politike në media. EFJ ka publikuar 8 komunikata për shtyp që nga fillimi i vitit 2023 për probleme të ndryshme serioze që prekin lirinë e shtypit në Kosovë, që është dëshmi se situata nuk është normalizuar.

Le Canton27.ch: Në Kosovë më 3 maj u mbajtën demonstrata të gazetarëve, por askush nuk kërkoi nga institucionet apo bashkësia ndërkombëtare (Eulex) që të zbulojnë dhe të dënojnë autorët e atentateve ndaj gazetarëve.  Cili do të ishte mesazhi juaj për institucionet vendore dhe ndërkombëtare për këto vrasje të gazetarëve në Kosovë?

Ricardo Gutiérrez: Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, AGK, ka marrë pjesë në të gjithë punën e EFJ-së për këto raste të mosndëshkimit, krahas organizatave të gazetarëve shqiptarë dhe serbë. Ne kemi votuar tashmë dy rezoluta mbi këtë temë në Takimet Vjetore të EFJ. Dhe ne po përgatitemi të votojmë një rezolutë të tretë për këtë çështje. Jam i lumtur që shoh vendosmërinë e përbashkët të organizatave të gazetarëve në rajon. Bllokimi nuk vjen nga gazetarët. Bllokimi bazohet ekskluzivisht në mungesën e vullnetit politik të qeverive, të cilat refuzojnë të bashkëpunojnë. E vërteta historike është këtu viktimë e interesave të veçanta politike të atyre që janë në pushtet. Denoncojmë pasivitetin fajtor të autoriteteve publike përballë këtyre rasteve jashtëzakonisht të rënda të mosndëshkimit.

FEJ po punon per 19 raste të gazetareve të vrarë apo te zhdukur ne Kosovë. Gutiérrez: Të qëndrosh pasiv do të thotë të jesh bashkëpunëtor i vrasesve…” (Staying passive means being an accomplice of murderers…

– Zhdukja e gazetarit Ismail Berbatovci kur shkoi në një detyrë gazetarie më 23 korrik 1998;
– Zhdukja e Gjuro Slavujit dhe Ranko Pereniqit, ekipi i gazetarëve të Radio Prishtinës, në një detyrë gazetarie pranë Hoçës së Madhe, më 21 gusht 1998;
– Rrëmbimi i gazetarit Nebojsha Radosheviq dhe fotografit Vladimir Dobriçiq derisa ata ishin në një detyrë, afër Prishtinës, më 18 tetor 1998;
– Vrasja e gazetarit Afrim Maliqi në Prishtinë më 2 dhjetor 1998;
– Vrasja e gazetarit dhe shefit të Qendrës Informative të Kosovës (QKI) Enver Maloku në Prishtinë më 11 janar 1999;
– Vrasja e dy gazetarëve të Stern, Gabriel Gruener dhe Volker Kraemer, dhe përkthyesit Senol Alit afër Prizrenit, më 13 qershor 1999;
– Zhdukja e Ljubomir Knezheviqit, korrespondent i gazetës kombëtare serbe Politika dhe gazetar i së përditshmes së Prishtinës Jedinstvo, në Vuçitrn më 6 maj 1999;
– Vrasja e Aleksandar “Sima” Simoviq, gazetar i Media Action International, në Prishtinë më 21 gusht 1999;
– Vrasja e Krist Gegajt, redaktor në RTV Prishtina, në Istok më 12 shtator 1999;
– Vrasja e fotoreporterit Momir Stokuqa, në Prishtinë më 21 shtator 1999;
– Zhdukja e Marjan Melonashit, gazetar i seksionit serb të Radio Kosovës, në Prishtinë më 9 shtator 2000;
– Vrasja e Shefki Popovës, gazetar i gazetës Rilindja, në Vuçitrn më 10 shtator 2000;
– vrasja e Xhemail Mustafës, gazetar i së përditshmes Bota Sot, në Prishtinë, më 23 nëntor 2000;
– Vrasja e Bekim Kastratit, gazetar i Bota Sot, afër Prishtinës, më 19 tetor 2001;
– Vrasja e gazetarit dhe kolumnistit të Bota Sot, Bardhyl Ajeti, i cili u qëllua me armë zjarri në afërsi të Gjilanit më 3 qershor 2005 dhe vdiq më 25 qershor 2005.

Le Canton27.ch: z.Gutiérrez me 23-24 maj të këtij viti do të jeni në kryeqytetine  Kosovës ne Prishtinë, ku do jene krere te asaciciotnit re gazereve nag Brukseli (EFJ) por edhe te shoqatave simtora nga ballkani, Kosova, Shqiperia, Maqedonia Veriore, Kroacia etj…Nund te na thoni për qellimin e kesaj vizite ?

Ricardo Gutiérrez:  Ne i kushtojmë vëmendje të vazhdueshme këtyre rasteve të mosndëshkimit. Po ashtu është planifikuar një mocion për të bërë presion edhe një herë mbi bashkësinë ndërkombëtare, më 23-24 maj, gjatë asamblesë sonë të përgjithshme, e cila do të mbahet në Prishtinë. Është simbolikisht shumë e rëndësishme për ne që t’u bëjmë thirrje edhe një herë autoriteteve publike që të punojnë së bashku (gjë që nuk po e bëjnë) për të zgjidhur këto raste të mosndëshkimit. Është rajoni me numrin më të madh të rasteve të mosndëshkimit në Evropë, i cili kontribuon në nxitjen e një konteksti të dhunës ndaj gazetarëve. Kjo duhet të bëhet prioritet. Këtë do ta kujtojmë më 23 dhe 24 maj dhe jam i lumtur të shoh që organizatat e gazetarëve në Serbi, Kosovë dhe Shqipëri janë unanime në kërkesën që këto raste të zgjidhen.

Kreu i EFJ Ricardo Gutiérrez redaktorit të gazetës zvicerane Le Canton27.ch: Edi Rama është në rrugë të gabuar për organizimin e një lufte të re kundër medias kombëtare dhe organizatave ndërkombëtare për lirinë e shtypit

Le Canton27.ch: Si e vlerësoni “luftën” e Edi Rames me mediat, fillimisht me ato të sghiperëve dhe sot me median dhe shoqatat ndërkombëtare. Ai e cilësoi si fantazmë raportin “Reprotres sans Fronires”, pasi transmetimet e fundit të RAI quheshin edhe “Fatantazi”. Si i vlerësoni akuzat dhe sulmet ndaj mediave kombëtare dhe ndërkombëtare, a mund të pengojnë apo zgjasin rrugën e Shqipërisë drejt integrimit europian?

Ricardo Gutiérrez: Edi Rama është në rrugë të gabuar për organizimin e një lufte të re kundër medias kombëtare dhe organizatave ndërkombëtare për lirinë e shtypit. Tashmë kam pasur rastin t’i them personalisht: jo përmes këtyre sharjeve ai do të arrijë të krijojë një ekosistem mediatik më të shëndetshëm në Shqipëri. Jam dakord me të për natyrën shumë të polarizuar, dhe ndonjëherë të kapur nga interesa të veçanta private, të medias kryesore në Shqipëri. Por çfarë po bën qeveria e zotit Rama për të garantuar një pluralizëm më të mirë mediatik? Çfarë po bën ai për të përmirësuar pavarësinë dhe etikën e gazetarëve? Asgjë. Ne konsiderojmë se parakusht është vendosja e një regjimi sigurie për gazetarët shqiptarë: qeveria shqiptare duhet të zhvillojë, në bashkëpunim me organizatat e gazetarëve dhe organizatat që mbrojnë lirinë e shprehjes, një plan kombëtar veprimi për mbrojtjen e gazetarisë dhe sigurinë e gazetarëve. Është koha që autoritetet shqiptare të zbatojnë Rekomandimin 2016/4 të Këshillit të Evropës. Asgjë nuk është bërë në tetë vjet. Nëse zoti Rama mendon se do ta zgjidhë problemin duke qortuar mediat apo duke u përpjekur t’i frikësojë ato, gabon fatkeqësisht. Thene shkurt, Shqipëria dhe Kosova nuk mund të hjynë në BE, me këtë gjendje të mediave dhe gazetarëve!

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button