Blog

I adhuruar sot, i harruar nesër !

Nga Irena Beqiri-
Blob: Kafsha më e Shëmtuar në Botë, një fabul nga çifti francez i shkrimtarëve dhe ilustratorëve Joy Sorman dhe Olivier Tallec është një tregim çuditërisht prekës për mënyrën sesi fama pa lavdi i josh dhe i braktis viktimat e saj .
Me trupin e e tij të paformë, Peshku Blob ishte padyshim i pabukur. Por ai e kaloi jetën duke u përpjekur t’i ofronte shëmtisë së tij një rrugë drejt pranimit, madje edhe adhurimit: Çdo vit për shumë vite, Blob për të garuar në konkursin e famshëm për kafshën më të shëmtuar në botë, la shtëpinë e tij në ujërat e thella bregdetare të Oqeanit Paqësor të Australisë, duke hipur në një varkë pastaj në një tren dhe me pas në një aeroplan i veshur me një pallto dhe kapelë me strehë “për të shmangur frikësimin e pasagjerëve të tjerë” nga shëmtia e tij.
I lodhur nga dështimet e tij të shumta Blob më në fund e fitoi konkursin. Kur prezantuesi prezantoi “fizikun e tij të tmerrshëm pa formë dhe sjelljen e tij të trishtuar dhe të turpshme”, Blob e ndjeu se ishte momenti i tij.
Ai mundi majmunin tullac,, miun, urithin e zhveshur dhe lakuriqin e natës vietnamez , duke fituar kurorën e “Kafshës më të shëmtuar në botë”.
Menjëherë, Blob u ngrit në statusin e një personazhi të famshëm global dhe u zhyt në një jetë të paimagjinueshme. Ai u bë zëdhënësi i kafshëve të shëmtuara, eci në qilima të kuq midis truprojave dhe kënaqi turmat me autografeve. Stilistë të famshëm e vishin, reperë të famshëm pozonin me të. Ai mbajti pishtarin në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike. Madje mbretëresha e Anglisë e ftoi për çaj. Blob mbajti edhe një fjalim të gjatë mbi ndryshimet klimatike në OKB.
Por e gjithë kjo vëmendje filloi ta helmojë karakterin e Blob-it – ai kishte kërkesa të tepruara për havjar dhe avionë privatë, ndërkohë që përjetonte cdo dite shpërthime legjendare tërbimi. Meqenëse kafshëve u lejohej të konkurronin vetëm një herë gjatë gjithë kohës, ai ishte i vetmuar dhe i përhumbur nga vetëdija se fama e tij ishte e përkohshme. Konkursi i vitit të ardhshëm do t’ia jepte titullin e lakmuar një tjetri, duke e përjashtuar Blob-in nga fama dhe duke e rikthyer atë “në veten e tij të thjeshtë”.
Kur mbërriti dita e garës së ardhshme, edhe mbretërimi i tij arriti fundin e pritur , kamerat u drejtuan mbi një tjetër krijesë të shëmtuar. Blob, u nis për në shtëpinë e tij në shtratin e thellë të detit, këtë herë pa kapele dhe pallto , duke shpresuar se ndonjë fans i mbetur do ta njihte.
Duke ekzaminuar me pas, ngjitjen e tij drejt famës nga një thellësi prej 3,000 metrash nën sipërfaqen e oqeanit, Blob kuptoi se vetëm shëmtia edhe ambicja mbetën te tijat, dallimi i çmuar nga bota humbi . Papritmas ai mundi të shohë se tiparet e famës janë “larg të qenit të bukura”.
E pra fama është produkt i ambicies, e cila nuk ka asnjë lidhje me talentin, apo gjenialitetin. Ajo është një lloj suksesi i përkohshëm që mund të duket ose t’i ngjajë lavdisë, por lavdia është produkt i gjenialitetit që mbahet mend nëpër epoka.
I adhuruar sot, i harruar nesër! Ky eshtë fati “i viktimave” qe përjetuan edhe do të vazhdojnë të përjetojnë efektet arbitrare dhe kalimtare të famës pa lavdi, në art , sport, shkencë apo politikë .
Më shume se ti gjykojmë duhet te na dhimbsen !

Artikuj të lidhur

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button