Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Erion Veliaj sqaron pse u paraqit në SPAK: Jam denoncuar nga një person anonim, është një kurth i sajuar

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka sqaruar në mbledhjen e Këshillit Bashkiak se sot në SPAK ishte paraqitur për shkak të denoncimit nga një person që siç tha ai është anonim.

“Jam denoncuar në mënyrë anonime nga Nesti Angoni, një personazh që nuk ekziston.

Disa njerëz që nuk na mundin dot në zgjedhje janë kthyer në zanatin e letrave.

Nesti Angoni nuk ekziston, dhe duke qenë se kryetari i bashkisë ka në zotërim regjistrin civil dhe mund të vërtetojë që është kurth, jam paraqitur.

E di gjithë Tirana ku jetoj dhe ku isha para dhe pas zgjedhjeve.

Hyj te ajo racë politikanësh që nuk i thotë SPAK-ut ‘SKAP’. Nuk kam bërë antiprotesta dhe nuk kam përdorur letra anonime. Nuk i them SPAK ‘plaç’ kur shkon me letra anonime.

Këtu do të jemi; në maj do t’ju mundim, pavarësisht letrave anonime. Këtu do të jemi, në këtë sallë”, tha Veliaj.

Artikuj të lidhur

Back to top button