Aktualitet/LajmeKryesoreNdodhi

Drejtori i shkollës në Durrës trafikant kokaine, si ra në kurthin e anti-drogës Dashamir Mehmeti

Drejtori i shkollës së muzikës “Jan Kukuzeli” në Durrës, Dashamir Mehmeti ka mundur t’i ik policisë para syve.

41-vjeçari banues në lagjen 13 plazh në Durrës në momentin që shërbimet e policisë kanë shkuar në banesën e tij ai ndodhej në oborrin e banesës dhe sapo ka parë punonjësit e policisë është larguar me vrap duke kaluar oborrin e banesës në drejtim të banesave të tjera në lagje.

Agjentët e Antidrogës së qytetit bregdetar infliltruan 4 persona, ku përmes blerjeve të simuluara kanë dokumentuar aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike me pamje filmike, përgjime ambientale dhe me dron.

Sipas dosjes hetimore rezulton se për drejtorin e shkollës Dashamir Mehmetin është kryer blerje e simuluar nga ana e personave të infiltruar dhe këtë aktivitet e kryente i vetëm.

Më datë 7 Qershor rreth orës 16:30 në rrugën dytësore të Plazhit pranë një hoteli, 41-vjeçarit i është blerë një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë kundrejt vlerës 4000 lekë të reja.

Dashamir Mehmeti lëndën narkotike e shiste në 3 zona të ndryshme të Durrësit, në zonën e Plazhit, Ilirisë dhe Hekurudhës.

Pritet të bëhet zbërthimi i celularëve të sekuestruar për të kuptuar nëse kjo shitja e drogës kryhej edhe në institucionin që ai drejtonte.

Uniformat blu ushtruan kontroll në banesën e Dashamir Mehmetit ku në cilësinë e provës materiale sekuestruan: 1 pistoletë, 1 palë pranga, 3 targa automjetesh, 2 automjete, 3 aparate celular, vlera monetare në lekë dhe në euro.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button