Përmes avokatit të tij, 14-vjecari i dyshuar për vrasjen e Martin Canit dhe plagosjen e Luis Meçjas, pak metra nga rrethimi i shkollës “Fan Noli” në Tiranë, i është drejtuar me ankim gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.
Në kuadër të hetimit, i mituri M.P, është marrë në pyetje nga prokurorja e çështjes në një seancë maratonë që ka zgjatur afro 8 orë. Detajet e dëshmisë që 14-vjecari ka dhënë në ambientet e prokurorisë së Tiranës mbahet në sekret të plotë.
Ndërsa mësohet se autori i dyshuar i krimit është ballafaquar me disa nga të miturit të cilët kanë qenë të pranishëm në ngjarje.
Prokuroria po vijon hetimet për të hedhur dritë mbi mekanizmin e vrasjes së Martin Canit dhe plagosjen e mikut të tij, Luisit. Në vazhdën e këtyre hetimeve është bërë edhe ballafaqimi mes të plagosurit Luis Mecja dhe kushëririt të tij të parë që ka qenë i pranishëm.
Kjo për faktin që Mecja pretendon për një autor të dytë të dyshuar, ndërsa kushëriri I tij ka dhënë versionin e tij për ngjarjen, mos mos identifikuar asnjë të mitur tjetër që të ketë patur thikë në vendngjarje.
Martin Cani u godit për vdekje me thikë pak minuta pasi kishte dalë nga shkolla ku kishte patur përplasje me autorin e dyshuar, M.P. Luis Mecja mbeti po ashtu I plagosur dhe pas 11 ditësh qëndrimi në spitalin e Traumës ai u largua për në shtëpinë e tij. ditën e sotme mësohet se është transferuar në Itali për kurim me të specializuar.