Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

“Salianji, Bardhi dhe Tabaku besëprerët e rehabilituar të Berishës”

Pas rreth 11 muajsh në banesë, ish-kryeministri Sali Berisha u rikthye në Kuvend, pasi GJKKO i hoqi masën arrest shtëpie për dosjen e aferës ‘Partizani’.

Juristja Brizida Gjikondi u shpreh se Berisha në gjithë këto vite nuk ka pasur një ligjërim serioz.

Asnjëherë në 30 vjet nuk kam dëgjuar një herë Berishën të ketë një ligjërim serioz të një lideri politik, gjithmonë sharlatan, ka një qasje sharlatane në komunikim, ka një qasje emocionale, ka një qasje denigruese, ai është folklorik. Po të dëgjosh ligjërimet e Berishës i ka me vrasje, me gjak, me urrejtje”, u shpreh Gjikondi në RTSH.

Për më tepër Gjikondi u shpreh se Edi Rama e riktheu sepse i intereson ta mbaj atë për votat.

Atij i duhet pushtet kur ke hall të madh do pushtet të madh, ai dhe hallin e madh e ka në familjen e vet, te kusuret e veta. Gënjen mendjen, gënjen veten kush thotë që Berisha ka hallin e shqiptarëve.

Ai ka hall të madh dhe Rama ja plotësoi hallin e ktheu në fushën e shahut sepse Ramës i intereson ta mbaj Berishën si gogol letre për të majtët dhe ata do ta votojnë sepse s’kane çfarë të bëjnë sepse midis Ramës dhe Berishës elektorati majtë do të votojë Ramën”, tha Gjikondi.

“Salianji, Bardhi, Tabaku, janë besëprerët e rehabilituar të Berishës”, vijoi të shprehej juristja Gjikondi.

Për Salianjin, Berisha nuk hidhej në zjarr se nuk i intereson të ketë besëprerë të rehabilituar, as për Bardhin, qoftë Tabakun, që dje na tha shyqyr që u kthye lojtari kryesor i opozitës”, u shpreh juristja Gjikondi.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button