Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Erion Braçe: Çfarë u bëri Sali Berisha grave në Berat, në 1996-ën!

Deputeti socialist Erion Braçe i ftuar në emisionin “Dekalog” nga Roland Qafoku në DritareTV kujtoi vitin 1996, kur u dhunua sepse protestoi për vjedhjen e votave.

Deputeti tregon torturën që kalonin qindra gra në Berat në atë kohë.

Ai kujton historinë e dy grave që u dhunuan edhe u hodhën të gjakosura në shatërvanin e Komisariatit të Beratit dhe historinë e Fatbardha Degës, që u dhunua në qeli dhe dështoi fëmijën nga torturat.

“Unë kam hyrë në politikë përmes zgjedhjeve të vitit 1996. Shumë njerëz vuajtën sa unë ose më shumë se unë në atë kohë. Kishte gra në Berat që u dhunuan shumë më keq sesa unë. Janë dy gra në Berat që u bënë copash.

Janë hedhur të gjakosura në mes të shatërvanit që ishte brenda në komisariat. Ai ishte simboli i dhunës në Berat. Në atë shatërvan laheshin të gjithë ata që gjakoseshin brenda në komisariat. President i vendit atëherë ishte Sali Berisha.

Rudina Xhunga ka treguar në emision Shqip historinë e një zonje nga Berati, që ishte martuar në Tropojë. Ajo humbi fëmijën nga dhuna barbare e Sali Berishës në Tropojë”, tregon Braçe.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button