Aktualitet/LajmeKryesoreRajoni

Ambasadori Hovenier: ShBA s’është në gjendje të thotë kush qëndron prapa sulmit në veri, është ende herët

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se ShBA-ja ende nuk e di se kush qëndron prapa sulmit terrorist ndaj kanalit të Ibër-Lepencit.

“Deri në këtë pikë, Shtetet e Bashkuara nuk janë në një pozicion për të përcaktuar se kush qëndron pas sulmit.

Nuk jemi në një pozicion për të përjashtuar ndonjë grup të caktuar, shtet apo ndonjë gjë tjetër. Është ende herët, por ende nuk e dimë”, tha ai para gazetarëve.

Kujtojmë se një shpërthim i fuqishëm ndodhi të premten në mbrëmje në fshatin Varagë të Zubin Potokut, ku u dëmtua kanali i ujit të Ibër-Lepencit.

Nga Prishtina, në një konferencë urgjente, kryeministri Albin Kurti tha se sulmi ishte terrorist dhe i organizuar nga bandat kriminale e me mbështetje të Beogradit zyrtar.

Sulmin e 29 nëntorit e kanë dënuar Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera të QUINT-it.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button