Avokati Spartak Ngjela ka komentuar protestën e paralajmëruar sot më 26 nëntor nga opozita.
Ai u shpreh se protestat drejtohen nga kreu i PD Sali Berisha, i cili është në regjim burgu.
Sipas tij, PD është duke humbur përkrahjen me bllokimet e rrugëve, në një kohë që duhet të ishte në terren për zgjedhjet 2025.
‘”Kjo është shkatërrim, pse duhet ta bllokosh kryeqytetin, do të marrësh pushtetin, i drejton Saliu po ai është në regjim burgu dhe ku dihet se si e ka optikën e tij.
Ja dolën do ti shkaktojnë dëme qytetarëve dhe bizneseve, ca do të fitojnë. Ata s’kanë idenë, është humbje ekuilibri dhe janë në favor të PS këto. PD vijon që të humbas përkrahje.
Pushteti merret me votë, në vend që të organizohet për zgjedhjet që po vijnë bëjnë këto. Sali është arrestuarit nga SPAK që e paguajnë ndërkombëtarët.
Nuk arrijnë asgjë, dëmtojnë veten dhe kam përshtypjen që nuk do të dalin shumë”, tha ai në emisionin ‘Studio Live’ në Report TV.