Aktualitet/LajmeKryesoreKulture

Homazhet në ndër të Ismail Kadaresë, Rama: Nën hijen e shenjtores Nënë Tereza, Kadare do të ndihej i mbrojtur nga ata që s’e deshën

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e rastit në homazhet e zhvilluara për shkrimtarin e madh Ismail Kadare në ambientet e Teatrit të Operas dhe Baletit.

Ai e nisi fjalim e tij duke shpjeguar se si lindi dekori me siluetën e Nënë Terezës në vendin ku po nderohet arkëmorti me trupin e pajetë të Kadaresë, duke theksuar se nën hijen e shenjtores së tij ai do ë ndihej më i mbrojtur.

“Nënë Tereza po montohej për një shfaqje sot në darkë. Lëreni aty u thashë, nuk ka më mirë. Askujt nuk i shkonte mendja çka rastësoi këtu enkas për Ismailin dhe më mirë sesa nën hijen e saj, shqiptares që i takon botës, ceremonia e përcjelljes së shqiptarit që i takon botës. Ismaili symbyllur do ndihej i marrë në mbrojtje nga ata që se donin dhe nga ata jo pak që e donin”, -u shpreh Rama në nisje të fjalimit.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button