Aktualitet/LajmeRajoni

Statusi i ri në NATO, Serbia e konsideron Kosovën një kërcënim për sigurinë

Serbia e konsideron Kosovën një kërcënim për sigurinë e saj. Këtë e konfirmoi ministrja për përkujdesje familjare dhe demografi në qeverinë e Beogradit, Milica Gjurgjeviç. Reagimi i saj vjen për shkak të avancimit të statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s si anëtare e asociuar.

“Anëtarët kryesorë të kësaj aleance e shpërblyen regjimin e Albin Kurtit për fushatën e dhunës dhe të spastrimit etnik që po kryen kundër popullit serb”, pretendon ministrja pa ofruar asnjë fakt. Gjurgjeviç sulmon NATO-n duke thënë se vendimi dërgon mesazh se terrori, persekutimi dhe shtypja e serbëve janë vlera që aleanca i mbështet në Kosovë.

“Një qasje e tillë jo vetëm që paraqet shkelje të rëndë të normave ndërkombëtare dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila parashikon se Kosova do të jetë një territor i çmilitarizuar, por gjithashtu krijon një kërcënim të ri për sigurinë e Serbisë dhe popullit të saj në provincë, i cili është i detyruar të jetojë në një protektorat të NATO-s”, tha Milica Gjurgjeviç, ministre për përkujdesje familjare dhe demografi.

Ministrja pretendon se “avancimi i statusit është shenjë e qartë se Perëndimi po nxiton që ta integrojë Kosovën në NATO sa më shpejt që të jetë e mundur, për të krijuar kështu një bastion tjetër për zgjerimin e oreksit gjeopolitik në rajon”. Fjali të tilla thuhen shpesh nga zyrtarë të Rusisë, si Medvedev apo Peskov. Ministrja serbe e konsideron avancimin e Kosovës për në NATO si një përpjekje e perëndimit për të ruajtur pavarësinë e Kosovës.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button