Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Rusia lëshoi raketa pranë vendit ku Zelenksy takoi Mitsotakis, Rama: Dënojmë fuqishëm sulmin! Provokime të pamatura dhe të rrezikshme

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me sulmin rus ditën e djeshme pranë vendit ku presidenti ukrainas Volodymir Zelensky takoi kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.

Përmes një reagimi në platformën X Rama ka dënuar ashpër një veprim të tillë. Shefi i qeverisë shqiptare, thotë se “këto janë provokime të pamatura dhe të rrezikshme”.

“Ne dënojmë fuqishëm sulmin me raketa ruse në Odessa që rrezikoi jetën e kryeministrit Mitsotakis të Greqisë, mikut dhe aleatit të përkushtuar të NATO-s dhe Presidentit Zelensky, të cilin pata kënaqësinë ta prisja javën e kaluar në Tiranë. Këto janë provokime të pamatura dhe të rrezikshme”, shkruan Rama.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button