Aktualitet/LajmeKryesoreNdodhi

Shpërthimi me dy viktima në Lushnje, Balla: Kukuvajkat e politikës të lënë Policinë dhe Prokurorinë të bëjnë detyrën

Ministri i Brendshëm Taulant Balla gjatë një komunikimi për mediat u pyet edhe lidhur më shpërhtimin në Lushnjë, ku humbën jetën babë e bir dhe mbetën të plagosur shtatë të tjerë, mes tyre edhe deputeti socialist Bujar Çela.

Balla shprehu ngushëllimet familjarëve të viktimave. Gjithashtu inkurajoi Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë që të vazhdojnë hetimet në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Një mesazh ministri Balla e dha edhe për kritikët duke nënvizuar: “I kërkoj kukuvajkave të politikë të lënë Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë të bëjnë detyrën si duhet”.

“Unë i ka bërë komentet e mia ku i ka kërkuar policisë dhe Prokurorisë, që të vazhdojnë hetimet. Rishpreh ngushëllimet e mia për familjen Hoxha.

Më vjen mirë që janë identifikuar disa vepra penale dhe duhen hetuar thellës. I kërkoj kukuvajkave të politikë të lënë Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë të bëjnë detyrën si duhet”, tha ai.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button