Aktualitet/LajmeBotaKryesore

Gripi i derrit alarmon shtetin fqinj të Shqipërisë, 2 të vdekur dhe 5 të prekur në gjendje të rëndë

Gripi i derrit ka ngritur alarmin te autoritetet italiane, pasi dy vdekje janë shënuar brenda pak orësh në spitalin San Bortolo të Viçenzës.

Të dy viktimat ishin të prekur nga virusi. I pari ishte një 55-vjeçar që tashmë vuante nga patologji të rënda. Ai humbi jetën të dielën e 7 janarit, ndërsa vdekja e dytë daton mëngjesin e së hënës, më 8 janar dhe viktima është një 47-vjeçar i cili vuante nga çrregullime të mëparshme.

Për momentin në spitalin e Viçenzës ndodhen edhe pesë pacientë të tjerë të shtruar në reanimacion, të gjithë në rrezik për jetën. Të gjithë pacientët që janë shtruar në njësinë e kujdesit intensiv të San Bortolo-s jetojnë kryesisht në kryeqytet dhe mosha e tyre është nga 50 deri në 70 vjeç.

Virusi i transmetuar nga kjo lloj sëmundje shkakton pneumoni intersticiale që i ngjan asaj të shkaktuar nga Covid-19 dhe që mund të çojë në raste të rënda të problemeve me frymëmarrjen, të cilat mund të rezultojnë edhe fatale.

“Situata është sfiduese dhe komplekse. Personalisht, është hera e parë që kam parë kaq shumë raste kritike të A/H1N1 (gripit të derrit) që mbërrijnë në kujdesin intensiv. Është shqetësuese. E vetmja mënyrë për ta mposhtur këtë infeksion viral është të vaksinohesh, thjesht duhet të vaksinohesh për gripin, një vaksinë që mbulon edhe variantin e gripit të derrit”, shpjegoi Dr. Vinicio Danzi, drejtuesi i njësisë së kujdesit intensiv.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button