
Kryeministri Edi Rama ka promovuar librin e tij të ri, me titull “Në sofrën e hënës”.
Libri është prezantuar në iftarin që kryeministri ka shtruar mbrëmjen e së mërkurës, në praninë edhe të dashamirësve të letërsisë, përfaqësuesve të politikës, si edhe figurave të njohura të televizionit, artit e kulturës. Libri i ri sjell nje materie te re shkrimore, e cila spikat per stilin dhe tendencat eseistike te autorit, i cili ndonese kryesor prej dy dekadash politiken e vendit, nuk heq dore nga zelli i vet per krijimtari ne artet figurative dhe ne shkrimtari.
Në vitin 2011, kur humbi zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës me një diferencë shumë të ngushtë votash përballë Lulzim Bashës, Rama botoi libri ‘Kurban’.



