Aktualitet/LajmeRajoni

Vrasja e Liridona Ademajt/ Drejtori i Policisë: Mund të ketë arrestime të tjera

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka folur për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, duke u shprehur se për këtë rast mund të ketë arrestime të tjera.

Drejtori i Policisë tha se janë duke u hetuar disa pista por nuk mund të bëjë asgjë publike derisa motivi për të cilin ndodhi vrasja të jetë i qartë.

“Procesi hetimor vazhdon në disa faza. Policia në këtë rast është treguar shumë efikase dhe profesionale. Në afat rekord ka sqaruar vrasjen dhe ka arritur të arrestojë personat e përfshirë në këtë rast. Mbetet të zbulohet për motivin e kësaj vrasje.

Jemi duke hetuar disa pista, por s’mund të bëj publike asgjë, derisa të kemi të kemi të qartë motivin”, ka thënë Hoxha në T7.

Më tej ai ka theksuar se , policia e kosovës është mjaft profesionale dhe nuk mjaftohet vetëm me iniciale.

Ai thekson se që në momentin e parë që është raportuar rasti ka patur dyshime nga ana e policisë.

“Policia e Kosovës ka nivel të lartë profesional. Edhe policët hetues punojnë në kohë të gjatë dhe kanë përvojë në hetim. Që në momentet e para, kemi pasur indicie që diçka nuk është në rregull. Nuk mjaftohemi me indicie, na është dashur të sigurojmë prova për të arrestuar dikë. Rasti u raportua që ka qenë grabitje.

Sqarimet që janë dhënë nga vetë Naim Murseli dhe nga personat e tjerë s’kanë qenë bindesë për ne dhe kemi nxjerrë të gjitha faktet dhe dëshmitë. Është ekzaminuar gjithë procesi, kamerat që kanë shtëpitë në atë vendndodhje, ku është kryer vrasja”, ka thënë Hoxha.

Në fund ai nënvizoi se nuk është parë momenti i vrasjes pasi në atë zonë nuk ka patur kamera.

“Momenti i vrasjes s’është i fokusuar. Ka qenë një zonë që s’është kapur nga kamerat”, është shprehur ai.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button