Një 83-vjeçar ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur në lumin Drin, por është shpëtuar në kohë nga patrulla e përgjithshme e Komisariatit të Policisë Shkodër.
Gjatë patrullimit të zakonshëm, efektivët e policisë kanë vënë re se një shtetas ishte hedhur nga ura e Bahçallëkut në ujërat e lumit Drin.
Ata kanë reaguar menjëherë, duke marrë një varkë dhe nxjerrë 83-vjeçarin nga uji, i cili ishte ende me shenja jete.
I shpëtuari, shtetasi L. P., 83 vjeç, është transportuar me autoambulancë në Spitalin Rajonal Shkodër për të marrë asistencën mjekësore të nevojshme.
Policia po vazhdon hetimet për rrethanat e ngjarjes.