Aktualitet/LajmeEkonomi

Zv.ministri i Jashtëm i Greqisë: Bizneset greke duan të investojnë në Shqipëri

Zëvendësministri i Jashtëm grek, për çështjet e ekonomisë diplomatike, Kostandinos Fragkogiannis, ka zhvilluar një vizitë në Tiranë, ku ka marrë pjesë në një forum, të organizuar nga Dhoma e e Tregtisë së Athinës dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, në bashkëpunim, me ambasadën greke në vendin tonë.

Ai theksoi se bizneset greke ka interes për të investuar në Shqipëri jo vetë në sektorë ku tashmë ka një traditë siç është turizmi apo transporti detar, por edhe në fusha te tjera si farmaceutika dhe në veçanti energjia.

“Ka tashmë një bashkëpunim të mirëvendosur mes komunitetit të biznesit grek dhe atij shqiptar. Greqia është ndër investitorët kryesorë në vend dhe ne kemi një traditë në turizëm dhe transportin detar, por ka sektorë të rinj të ekonomisë ku do të donim të angazhoheshim më shumë në një lloj partneriteti me komunitetin e biznesit shqiptar.

E kam fjalë për sektorin e TIK, farmaceutikën, shkencat e jetës, teknologjinë e lartë, energjinë në veçanti në të cilën ka shumë për të bërë në këtë moment kur energjia është kaq e rëndësishme në rajon”, theksoi ai.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button