Aktualitet/LajmeBotaKryesore

Zelensky në Mynih: Mos pyesni kur do të mbarojë lufta, por zbuloni pse Putin është ende në gjendje të vazhdojë sulmet

Në ditën e rënies së Avdiivka dhe një ditë pas vdekjes së Alexei Navalny, Volodymyr Zelensky mbërrin në Mynih pas dy ndalesave të rëndësishme në Paris dhe Berlin. Kjo është hera e parë që presidenti ukrainas rikthehet në Konferencën e Sigurisë pas disa javëve që i paraprinë pushtimit të Ukrainës dy vjet më parë.

Në Bayerischer Hof, Zelensky i drejtoi fjalë të qarta audiencës duke deklaruar se duhet të pyesin veten pse Putin është ende në gjendje të vazhdojë luftën ndaj Ukrainës.

“Nëse ne s’veprojmë, Putini do t’i bëjë vitet e ardhshme katastrofike për edhe vendet e tjera. Mos e pyesni Ukrainën se kur do të përfundojë lufta”, vazhdoi ai, por “pyesni veten pse Putini është ende në gjendje ta vazhdojë këtë luftë.”

Sa i përket tërheqjes së trupave nga Avdiivka, presidenti ukrainas e përkufizoi atë si një “vendim të drejtë”, të marrë për të shpëtuar sa më shumë jetë të jetë e mundur.

Në mbledhjen e G7, Ukraina dhe vdekja e Navalny ishin qendra e bisedimeve. Presidenti aktual Antonio Tajani kërkoi një minutë heshtje për të kujtuar liderin e opozitës ruse. Më pas shprehu indinjatën për vdekjen e tij dhe kërkoi nga autoritetet ruse të sqarojnë plotësisht rrethanat e vdekjes së tij.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button