Aktualitet/LajmeKryesoreRajoni

VIDEO/ Trazira në Beograd: Makina futet mes turmës, merr me vete një protestuese dhe e përplas në tokë

Megjithëse u tha se do të ishte paqësore, duket se protesta në Beograd ka nisur me tensione. Studentët e pranishëm kanë bllokuar akset kryesore të rrugëve.

Nga pamjet e transmetuara nga mediat serbe, bëhet e ditur se veteranët ushtarakë kanë krijuar një rresht para Kuvendit të Serbisë ku si rrjedhojë forca të shumta policore kanë rrethuar të gjithë qendrën.

Ndërkohë një makinë në lagjen Zharkovo në Beograd është futur mes turmës së njerëzve dhe ka marrë përpara një protestuese.

Pasi makina ka ecur disa metra me protestuesen mbi kofano, ajo është përplasur në tokë ndërsa të tjerët i kanë shkuar në ndihmë.

Studentët dhe qytetarët që po niseshin drejt qendrës së Beogradit nga drejtimi i Çukaricës, po mblidheshin në Zharkovo.

Nga incidenti, sipas mediave serbe, kanë mbetur të lënduar 3 persona, ndërsa shoferi i makinës nuk është identifikuar ende.

Kolonat e protestuesve që iu përgjigjën thirrjes së studentëve në bllokadë po lëvizin nëpër Beograd, nga të gjitha drejtimet dhe të gjitha anët e qytetit, vëzhguesit vlerësojnë se kjo është një protestë historike.

Po ashtu raportohet se një person iu afrua rojeve dhe i kërcënoi me bomba por u neutralizua.

 

Artikuj të lidhur

Back to top button