BlogEditorialKryesoreOpinions

Vetem nga demokracia perfiton shumica dhe populli

Nga Petro Koci-

Duke shprehur publikisht mbeshtetjen per aksionet e fundit te SPAK kunder krimit te organizuar qe ka shtrire tentakulat e pastrimit te parave ne ndertim, blerje dhe pervetesim tokash etj nuk mund te mos reagoj serish per protestat e pernatshme ne Bulevardin Deshmoret e Kombit.
Shumica e pjesemarresve aty jane idealiste, te pakenaqur nga administrata dhe misionare per ceshtje te pastra publike. Sigurisht qe benzina politike vjen kryesisht nga e djathta e menjanuar nga Sali Berisha, nga arriviste te cdo lloji qe shohin shanse per tu promovuar ne te ardhmen ne Kuvend. Nuk mungojne as kreret e partickave te rrjeteve sociale qe na bejne si gazetare politike me celulare ne dore.
Parrulla e Ballit Kombetar “Shqiperi e shqiptareve, vdekje tradhetareve” e verteton perpjekjen qe protesta te perdoret per revansh te se djathtes ndaj se majtes.
Por protesta e idealisteve duhet te shfrytezohet si energji popullore per te zhvilluar nje demokraci te garantuar institucionale, forcim te luftes ndaj korruspionit nepermjet fuqizizimit te SPAK dhe vendosjes se standarteve per barazi dhe solidaritet social bashkekohor.
PS-se nuk i duhet nenshtrim, por reflektim serioz qe perfshin reforme kushtetuese e ligjore ne keto piketa:
1. Anulim i ndryshimeve kushtetuese te 21 Prillit 2008 te propozuara nga Sali Berisha qe e kthyen Republiken nga parlamentare ne kryeministrore.
Kjo do te krijonte frymemarrje dhe oksigjen per kontroll te parlamentit mbi ekzekutivin.
2. Forcim ligjor i funksionalitetit dhe efikasitetit te SPAK te shoqeruar me nje ligj special qe heq imunitetin e zyrtareve te larte te pakten per 10 vitet e ardhdhme.
3. Hartimi dhe aprovimi i nje sistemi zgjedhor qe garanton pluralizem dhe barazi perfaqesuese ne raport me votat ne nivel kombetar.
4. Rreptesimi i mbikqyrjes dhe penalizimit per perfshirjen admnistrates shteterore ne proceset zgjedhore.
5. Ndermarrja e nje reforme praktike ne funksionimin dhe rezultatet e Kadastres ku nje zgjidhje e shumepritur do ishte kalimi i kompetences per leshimin e vertetimeve te pronave te certifikuara te noteret.
Nderkohe qeveria nuk mund ta lere luften kunder korrupsionit vetem ne duart e SPAK. Rastet flagrante te shperdorimit duhet te shoqerohen me masa publike administrative dhe kallezime penale.
Vete PS ka nevoje te zevendesoje skemen e perqendrimit te pushtetit nga duart e te deleguarve drejt te zgjedhurve te strukturave te bazes.
Dhe natyrisht te liroje nga delegimi cdo individ nen ndjekje penale.
Ne fund theksoj qe protesta duhet trajtuar me pjekuri, as me armiqesi, por as me naivitet.
Le te sherbeje pjesa e paster e saj si nje investim per me shume demokraci dhe jo thjesht per nderrim te te ndenjurave te pushtetit.
Vetem nga demokracia perfiton shumica dhe populli.
Vetem keshtu protesta do ta nxiste dhe jo frenonte integrimin europian qe po troket te porta.
Lufta qofte edhe sovraniste thjesht per pushtet ne rastin e protestes do te ishte vetem nje korrupsion i ri!

Artikuj të lidhur

Back to top button