Aktualitet/LajmeKryesore

U arrestua pasi prodhonte pornografi me të mitur, e kaluara e errët e biznesmenit dhe mësuesit amerikan

Biznesmeni amerikan, i arrestuar sot në Tiranë, rezulton i dënuar nga një gjykatë ruse me 7.6 vite, për filmimin dhe shitjen e materialeve pornografike, ku ishin përfshirë dhjetëra fëmijë të mitur.

David Lang, një konsulent biznesi ‘i respektuar’ dhe mësues i anglishtes nga Nju Jorku, drejtoi studion e tij të paligjshme të filmit për 9 vjet në Chelyabinsk, përpara se të arrestohej, shkruan “Daily Mail”.

Në gjykatë u paraqitën pamje filmike dhe fotografi ku ai abuzonte seksualisht me viktimat e tij. Sipas medias britanike, David Lang abuzoi seksualisht një adoleshente në mënyrë të përsëritur.

Ai u shpall fajtor për ‘marrëdhënie seksuale dhe akte të tjera të natyrës seksuale me një person që nuk ka mbushur moshën 16 vjeç’. David Lang kishte bashkëpunëtore një grua ruse të quajtur Ekaterina Yasina, nënë beqare e cila vepronte si përkthyesja e tij dhe gjeti vajzat e mitura që 71-vjeçari përdorte në filmat e tij pornografik.

Ajo u dënua me tre vjet me kusht, për shkak se ishte nënë e një fëmije të mitur. Ndërsa Lang u dënua në një gjyq me dyer të mbyllura dhe më pas apeloi vendimin, por kërkesa e tij u refuzua.

Ai dërgoi filma porno për fëmijë në CD-disqe në SHBA me korrier ekspres dhe paratë që fitoi shkuan në llogarinë e tij bankare amerikane, sipas zyrtarëve. Amerikani filloi publikimin e materialeve pornografike në internet në vitin 2014.

Lang shihej si një mësues anglishtes dhe biznesmen i respektuar, i cili kishte njohje me diplomatë të lartë amerikanë në Rusi. Para arrestimit të tij, Land u fotografua me ambasadorin e atëhershëm të SHBA në Rusi, Alexander Vershboë, i cili shërbeu në Moskë nga 2001 deri në 2005, shkruan media britanike. Ai është fotografuar edhe me Thomas Niblock, konsull të përgjithshëm amerikan në Ekaterinburg.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button