Aktualitet/LajmeBlogEkonomiKryesoreKurioziteteRajoni

Turizmi botëror kthehet në nivelin parapandemik, Shqipëria ndër vendet me rritjen më të madhe

Organizata Botërore e Turizmit e Kombeve të Bashkuara ka publikuar të dhënat e turizmit për vitin 2024, duke konfirmuar se industria e turizmit është rikthyer në nivelet e parapandemisë.

Sipas të dhënave, rreth 1.4 miliard njerëz udhëtuan ndërkombëtarisht vitin e shkuar, që është 99 për qind e vlerës së numrit të turistëve që ishin më 2019, në vitin e fundit para se pandemia Covid-19 të godiste botën.

Të dhënat kanë treguar se në industrinë e turizmit u shpenzuan 1.9 trilionë dollarë, duke nënkuptuar se çdo turist ka shpenzuar më shumë se 1000 dollarë në mesatare.

Evropa ishte kontinenti më i vizituar me 747 milionë turistë më 2024. Franca ishte vendi më i vizituar në botë me mbi 100 milionë turistë. Spanja doli e dyta me 98 milionë.

Sipas të dhënave, pati shumë shtete të vogla që përjetuan rritje të madhe të turistëve. Në këtë listë ka hyrë edhe Shqipëria. Shqipëria pati 80 për qind më shumë turistë në krahasim me vitin 2019. Shqipëria hyri edhe në listën e shteteve me rritjen më të madhe të të hyrave nga turistët, me 136 për qind rritje.

Raporti i plotë

Artikuj të lidhur

Back to top button