Aktualitet/LajmeKronik

SPAK shpall pretencën, kërkon dënimin me burg për deputetin e PD

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka shpallur ditën e sotme pretencën ndaj deputetit të PD, Qani Xhafa, duke kërkuar dënimin e tij me 6 muaj burg.

Megjithatë, SPAK ka kërkuar që dënimi me burg të mos ekzekutohet, por të pezullohet, dhe deputeti të vendoset në shërbim prove për një periudhë 1-vjeçare.

Kjo do të thotë se Xhafa nuk do të vuajë fizikisht dënimin në burg, për sa kohë që nuk shkel ligjin gjatë kësaj periudhe prove.

Artikuj të lidhur

Back to top button