Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

SPAK kërkon arrestimin e Berishës, Arben Kraja: Të jeni të bindur këtu nuk ka asgjë politike

Prokurori Arben Kraja deklaroi se është zbatuar e gjithë procedura në lidhje me ish kryeministrin Sali Berisha, i cili akuzohet për korrupsion pasiv për privatizimin e ish kompleksit sportiv, Partizani.

Në mbledhjen e Komisionit të Mandateve, ku po diskutohet për heqjen e imunitetit të Berishës, Kraja mohoi kategorikisht që hetimi dhe kërkesa për arrestimin e ish kryeministrit ka pas motiv politik.

Enkelejd Alibeaj: Pse nuk duhet ta konsiderojmë ne që ju po veproni politikisht

Arben Kraja: Këtu nuk ka asnjë veprim politik që nga momenti që është regjistruar deri në momentin që jemi sot dhe nuk do të ketë asnjë ndikim politik deri në zgjidhjen përfundimtare. Çdo kërkesë që kemi bërë bazuar në provat që janë mbledhur në dosje, të bindur për atë që kemi kërkuar. Ua kemi paraqitur gjykatës, gjykata na ka dhënë të drejtë deri tani. Mund të mos na japë të drejtë deri në fund por jemi të hapur.

Ne kemi kompetencë të hetojmë kryesisht funksionarët e lartë shtetërorë. Përsa kohë kemi kompetencë për të hetuar funksionarë të lartë shtetërorë në dukje mund të mos dukemi si të paanshëm. Unë e kam për detyrë si prokuror kur ka një kallëzim të nis hetimin.

Në dukje mund të përdoret nga palët se filloi se e tha ky apo tha ai e nuk mund ti ndalojmë këto fjalë. Unë kam qenë drejtues I këtij institucioni e dini shumë mirë që jamk akuzuar (në dukje) se po punoj për llogari të krahut tjetër. Të jeni të bindur këtu nuk ka asgjë politike. Në jetën time nuk jam marrë kurrë me politikë, as më shkon mendja të merrem me politkë dhe as do të bëhem kurrë politikan.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button