Aktualitet/LajmeKryesoreRajoni

Sot seanca e jashtëzakonshme për formimin e Qeverisë në Kosovë

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në orën 14:00, ku do të mbahet seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ndërkohë, nga ora 11:00 do të mbahet një tjetër seancë për formimin e komisioneve parlamentare, ku do të diskutohet për buxhetin, marrëveshjet ndërkombëtare dhe për financimin e RTK-së.

I mandatuari për formimin e qeverisë është Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili u mandatua nga presidentja Vjosa Osmani më 4 nëntor.

Konjufca ka deklaruar se kërkon mbështetjen e deputetëve për Qeverinë e tij, në mënyrë që të shmangen zgjedhjet parlamentare në dhjetor dhe që vendi të ketë ekzekutiv “së paku” deri në prill, kur duhet të zgjidhet presidenti i ri i vendit.

Megjithatë me ish-opozitën e bashkuar rreth idesë për zgjedhje të reja, gjasat duken minimale që Lëvizjes Vetëvendosje do të arrij të krijoj ekzekutivin në përpjekjen e dytë.

Më 26 tetor, Albin Kurti dështoi të siguronte votat e nevojshme për formimin e qeverisë.

LVV-ja i ka fituar zgjedhjet e 9 shkurtit, por nuk ka siguruar ulëse të mjaftueshme në Kuvend që do t’i mundësonin që të formonte Qeverinë pa bashkëpunim me partitë e tjera.

Nëse edhe nesër nuk arrihet shumica për formimin e Qeverisë, procesi do të çojë automatikisht në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Artikuj të lidhur

Back to top button