Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Shqipëria e ftuar nderi në forumin strategjik të politikës gjermane, Rama: Shembull suksesi në rajon! Forcim të marrëdhënieve me Gjermaninë

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjermani me ftesë të kryeministrit të Bavarisë, Markus Söder.

Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë shprehet se Shqipëria është e pranishme në takimin tradicional të fillimvitit të Unionit Social-Kristian (CSU), si një shembull suksesi në rajon.

“Kloster Banz, Bavari – Në takimin tradicional të fillimvitit të Unionit Social-Kristian (CSU) me ftesë të kryeministrit të Bavarisë, Markus Söder, për të adresuar lidershipin e Unionit, mbi sfidat europiane, Shqipërinë si një shembull suksesi në rajonin tonë dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale me Gjermaninë, e me Bavarinë posaçërisht, përmes bashkëpunimit politik, ekonomik, tregtar e kulturor.

*Deri vetëm pak vite më parë, do të ishte e paimagjinueshme, që falë rezultateve e një imazhi krejt të ri në Europë, Shqipëria të kishte një vend nderi si e ftuar në këtë forum strategjik të politikës gjermane, e për më tepër që qeveria shqiptare të mos kishte më asnjë barrierë ndërveprimi me forcat politike në Gjermani, pavarësisht ngjyrës politike”, shkruan Rama.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button