Aktualitet/LajmeKryesoreNdodhi

Shpërthimin me 2 të vdekur në magazinën e tij në Lushnje/Deputeti Bujar Çela paraqitet në SPAK

Deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Deputeti Çela shoqërohet nga avokati i tij mbrojtës.

Çela u akuzua nga prokuroria e Fierit për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”, “ndërtim të paligjshëm”, dhe “shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”, lidhur me aksidentin në punë në magazinën në pronësi të tij, që i mori jetën 2 punëtorëve, babë e bir, e gjithashtu solli plagosjen e 7 të tjerëve.

Viktimë mbetën Roland dhe Elidion Hoxha 51 e 24 vjeç, të cilët kanë qenë në vinçin që ranë kontakt me linjën e tensionit të lartë dhe shkaktoi shpërthimin në orën 15:30 të 1 marsit 2024, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit” në Lushnje. I ati humb jetën brenda në vinç, ndërsa djali ndërroi jetë disa orë më pas rrugës drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button