Aktualitet/LajmeKronikKryesore

Shokuese në Vlorë: 40-vjeçari drogon 3 shoqe të mitura dhe kryen marrëdhënie seksuale me 15-vjeçaren

Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Vlorë ku një 40-vjeçar ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare.

I arrestuari, shtetasi me iniciale R. R., akuzohet se më datën 22 mars ka kryer marrëdhënie me adoleshenten.

Gjithashtu në bashkëpunim me 33-vjeçarin me iniciale F. Q., ai ka nxitur adoleshenten dhe dy shoqe të saj të moshës, 15 dhe 16-vjeçe, të përdorin drogë.

Ndaj 40-vjeçarit është ngritur akuza për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitura” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.

Ndërsa ka nisur procedimi penal për 33-vjeçarin për veprën penale “Nxitja për përdorimin e drogës”.

Njoftimi i Policisë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë ndaluan shtetasin R. R., 40 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitura” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”, pasi më datë 22.03.2025 dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare.

Gjithashtu, shtetasi R. R. dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin F. Q., 33 vjeç (për të cilin ka nisur procedimi penal për veprën penale “Nxitja për përdorimin e drogës”), ka nxitur 15-vjeçaren dhe dy shoqe të saj, 15 dhe 16 vjeçe, për të përdorur lëndë narkotike.

Veprimet procedurale për këtë rast janë kryer në prani të prindërve të shtetaseve të mitura, psikologes së DVP Vlorë dhe mbrojtësve ligjorë.

Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Artikuj të lidhur

Back to top button