Aktualitet/LajmeKryesoreNdodhi

Sherri mes adoleshentëve në Tiranë dhe plagosja e dy prej tyre/ Policia: Janë proceduar tre të mitur

Policia ka proceduar tre të mitur, pas një sherri të dhunshëm një ditë më parë në pallatin e sportit “Asllan Rusi”.

Në sherrin e dhunshëm, mbetën të lënduar një 10 vjeçar dhe një 14 vjeçar.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 proceduan penalisht 3 shtetas të mitur të moshave 14, 14 dhe 15 vjeç, pasi ditën e djeshme, në afërsi të pallatit të sportit “Asllan Rusi”, janë konfliktuar, dyshohet me sende të forta, me disa bashkëmoshatarë të tyre.

Si pasojë janë dëmtuar dy të mitur të moshave 10 dhe 14 vjeç. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan tre mjete prerëse, lëndë piroteknike (flakadanë dhe fishekzjarrë) dhe një send i fortë (shkop)”, njofton policia.

Artikuj të lidhur

Back to top button