Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

“Reformën në drejtësi e solli PS”- Bamir Topi: Kjo është megalomani, vetëm një fuqi madhore mund ta bënte politikën shqiptare të votonte

Ish-presidenti Bamir Topi komentoi në emisionin “Kjo Javë” në News 24 deklaratën që kryeministri Rama bëri pak ditë më parë në “Opinionin” për reformën në drejtësi.

Rama u zotua se reformën në drejtësi e solli vetëm Partia Socialiste dhe jo SHBA.

Lidhur me këtë, ish-presidenti tha se kjo deklaratë është absurditet, duke theksuar se vetëm një fuqi madhore si SHBA mund të bënte bashkë politikanët e Shqipërisë për reformën në drejtësi.

“Një absurditet, vetëm një fuqi madhore mund të bëjë bashkë politikanët e Shqipërisë. Përfytyroni se çfarë klime do ti bënte bashkë këta, këta nuk janë bashkë as në ceremoni, është një deklaratë e dëmshme e tepruar dhe aspak fisnike.

Njeriu duhet të dije se sa i ka kapacitete. Bëhet megaloman dhe harron pastaj. Kur arsyeja errësohet nga pushteti çdo fjalë që del nga goja është e dyshimtë”, tha Topi.

Ish-presidenti tha ndër të tjera se ka ardhur koha që ne Shqipëri të ndryshojë elita politike, pasi këto elita kanë krijuar situata traumatike në vendin tonë:

“Do thoja që domosdoshmërisht në Shqipëri duhet të kishte ndryshim dhe rotacion të elitave politike, këto elita kanë krijuar situata traumatike në Shqipëri. Situata në Shqipëri është bipolare…çdo njeri që te tenton të jetë i suksesshëm politik ndeshet përballë një muri që është ndërtuar në mënyrë të posaçme nga dy partitë kryesore”.

Artikuj të lidhur

Leave a Reply

Back to top button