Aktualitet/LajmeKryesorePolitike

Raporti GRECO – Rama: Shqipëria lider rajonal në politikat kundër korrupsionit! Do vazhdojmë me hapjet e kapitujve, ndryshe nga çfarë ka thënë këneta

Në ambientet e COD, në Kryeministri po prezantohet raporti i GRECO-s për Shqipërinë për luftën antikorrupsion.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama tha se sipas vlerësimit, Shqipëria konsiderohet lider rajonal në politikat kundër korrupsionit.

“Shqipëria konsiderohet lider rajonal në politikat kundër korrupsionit, me rezultatet me të lartë në ekonominë e Ballkanit për për masën e politikave antikrrupsion, duke tejkaluar ndjeshëm rajonin në fushat e [parandalimit të korrupsionit, si edhe në fushën e hetimeve dhe ndjekjeve penale, përpjekje për të parandaluar dhe luftuar korrupsionin, sipas raport, falë një kuadri gjithëpërfshirës ligjor dhe institucional.

Kjo është një tërësi faktesh që shpjegon se përse Shqipëria sot është në pararojë të procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE, pse Shqipëria sot ka kap për të përmbyllu negociatta brenda 2027.

Do vazhdojmë me hapjet e kapitujve të tjerë, ndryshe nga çfarë është thënë ditën e fundit në pasqyrat  e kënetës politike dhe mediatike”, tha Rama.

Artikuj të lidhur

Back to top button